Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nismë bamirëse dhuron pemë frutore në mbarë Bullgarinë

Foto: BGNES

50 000 pemë frutore do të mbillen në të gjithë Bullgarinë si pjesë e një fushate të organizuar nga nisma bamirëse Gorata.bg. Ajo filloi më 1 janar 2023 dhe deri në pranverë do të ofrohen pa pagesë 25 mijë kumbulla dhe 25 mijë ftua. Janë 5000 njerëz që do të marrin nga 10 fidanë secili. Deri më tani 3500 veta kanë shprehur dëshirë për t’i marrë, shpjegoi për BNR Nikolla Rahnev, themeluesi i Gorata.bg. Kërkesa ka edhe nga disa organizata që dëshirojnë t'i mbjellin në oborret e shkollave dhe kopshteve, si dhe nga kishat dhe azilet.


Fushata e mbjelljes së pemëve ka nisur që nga viti 2013 dhe deri në vitin 2022, mbi gjysmë milioni fidanë janë mbjellë përmes saj. “Iniciativa ka mbi 260 mijë ndjekës”, theksoi Nikolla Rahnevi dhe shtoi se ende nuk kanë mundësi të ndjekin zhvillimin e të gjitha pemëve të mbjella deri më tani, sepse nuk ka mekanizëm reagimi.

“Kur punojmë me pylltari, zakonisht shkalla e mbijetesës është nga 30% deri në 45% për qind, sepse terreni është më i vështirë. Kur punojmë me komunat, mbijetesa e pemëve është sërish në të njëjtin diapazon, ndoshta rreth 55%. Kur u dhurojmë pemët bletarëve, ose njerëzve të tjerë të veçantë, që mbjellin sasi më të vogla në oborret e tyre dhe kujdesen më shumë, shkalla e mbijetesës arrin 70-80%”, thotë Nikolla Rahnev.

Foto: BGNES

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD