Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të ketë luftë të tretë botërore, tha Volodimir Zelenski

Volodimir Zelenski
Foto: unian.net

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli në një video në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe. Ai u prezantua nga aktori Sean Penn, i cili në vitin 2022 xhiroi një dokumentar për Ukrainën. Penn e quajti Zelenski: "maja e shtizës, nëse liria për të ëndërruar ishte një shtizë e tillë".

Zelenski kujtoi se çmimet e para të Golden Globe u mbajtën në vitin 1944, kur Lufta e Dytë Botërore ende nuk kishte përfunduar, por të gjithë e dinin tashmë se si do të përfundonte. Publiku duartrokiti krahasimin se në vitin 2023, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, se do të ketë akoma beteja dhe lot, por është e qartë se agresioni rus do të ndalet. “Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Kjo nuk është një trilogji”, tha lideri ukrainas në fjalimin e tij.

Ndërkohë, udhëheqësi i grupit ushtarak rus "Wagner" Evgeni Prigozhin shkroi në Telegram se forcat e tij kontrollojnë plotësisht qytetin Soledar, pranë Bahmutit, ku kanë vazhduar luftimet me muaj. Sipas Kievit, luftimet në qytet janë ende në vazhdim, por ushtria ukrainase ka pranuar se artileria ruse po kontrollon komunikimet midis Bahmutit dhe Soledarit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lëvizja e Gjelbër” kërkon që shteti të mbrojë bletët nga kimikatet e rrezikshme

Partia “Lëvizja e Gjelbër” i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të respektojnë ligjet e BE-së, provat shkencore dhe kërkesat e qytetarëve, jo presionin e korporatave. “Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së i vitit 2023...

botuar më 25-03-04 10.46.PD

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD