Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli në një video në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe. Ai u prezantua nga aktori Sean Penn, i cili në vitin 2022 xhiroi një dokumentar për Ukrainën. Penn e quajti Zelenski: "maja e shtizës, nëse liria për të ëndërruar ishte një shtizë e tillë".
Zelenski kujtoi se çmimet e para të Golden Globe u mbajtën në vitin 1944, kur Lufta e Dytë Botërore ende nuk kishte përfunduar, por të gjithë e dinin tashmë se si do të përfundonte. Publiku duartrokiti krahasimin se në vitin 2023, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, se do të ketë akoma beteja dhe lot, por është e qartë se agresioni rus do të ndalet. “Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Kjo nuk është një trilogji”, tha lideri ukrainas në fjalimin e tij.
Ndërkohë, udhëheqësi i grupit ushtarak rus "Wagner" Evgeni Prigozhin shkroi në Telegram se forcat e tij kontrollojnë plotësisht qytetin Soledar, pranë Bahmutit, ku kanë vazhduar luftimet me muaj. Sipas Kievit, luftimet në qytet janë ende në vazhdim, por ushtria ukrainase ka pranuar se artileria ruse po kontrollon komunikimet midis Bahmutit dhe Soledarit.Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..