Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon kadrili i komandantëve rusë në Ukrainë

Valerij Gerasimov dhe Sergej Surovikin
Foto: kremlin.ru

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se fronti i Doneckut po qëndron dhe Kievi po bën gjithçka për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. “Shteti terrorist dhe propaganduesit e tij po përpiqen të pretendojnë se arritën ndonjë sukses në Soledar, por luftimet vazhdojnë”, tha Zelenski në fjalimin e tij të radhës.

Evgenij  Prigozhin, udhëheqësi i grupit “Vagner”, i cili përbën rreth ¼ e forcave ruse në Ukrainë, shkroi përsëri në Telegram se “çliroi” Soledar. “Edhe një herë dua të konfirmoj çlirimin dhe pastrimin e plotë të territorit të Soledarit nga njësitë e ushtrisë ukrainase”, pohoi oligarku. Sipas tij, të gjithë civilët u larguan nga qyteti dhe 500 ushtarë ukrainas që refuzuan të dorëzoheshin u vranë.

Kremlini vazhdoi kadrilin e komandantëve që drejtojnë agresionin në Ukrainë. Posti u mor nga gjen. Valerij Gerasimov, i cili është Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse. Ai zëvendësoi gjen. Sergej Surovikin, i cili ishte komandant për 3 muaj, arriti të tërhiqte agresorët rusë nga Herson, por nuk arriti përparimin e pritur nga Kremlini në frontin në Bahmut dhe Soledar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD