Bullgaria nuk është në gjendje t’i sigurojë Ukrainës armë të rënda, si sisteme raketore kundërajrore dhe avionë, derisa të gjenden zëvendësuesit. Këtë edeklaroi për BNT ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. “Bullgaria ka kohë që i ofron armatim Ukrainës pa vendim të parlamentit – kjo është e vërteta. Është e qartë për të gjithë se municionet nuk arrijnë drejtpërdrejt në Ukrainë. Qeveria e mëparshme mund ta mohojë sa të dojë këtë”, tha Stojanov. Ai saktësoi se ushtria bullgare aktualisht nuk po eksporton armë të reja të prodhuara në Kiev, por vetëm atë që është miratuar nga parlamenti.
Trupat ukrainase po u shkaktojnë humbje të konsiderueshme forcave ruse në Soledar, tha presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në një tjetër fjalim video. Ai njoftoi se diskutoi me komandantët e lartë se çfarë përforcime janë të domosdoshme në betejën për Soledarin, si dhe veprimet në ditët në vijim për furnizim me armë dhe municione dhe bashkëpunimin me partnerët për këtë.
Zelenski shprehu shpresën se mbështetja e ofruar për Ukrainën nga Polonia dhe Lituania mund të nënkuptojë se vende të tjera do të ndjekin shembullin e tyre. Presidenti polak Anxhej Duda njoftoi se Varshava do të furnizojë Kievin me tanke “Leopard” ndërsa kolegu i tij Gitanas Nauseda - se Lituania do ta furnizojë atë me armë dhe municione kundërajrore. Finlanda shprehu dëshirë të matur për të furnizuar Ukrainën tanke “Leopard 2”, vëren DPA. Britania e Madhe njoftoi gjithashtu se do të dorëzojë një kompani prej 12 tankesh “Çellengjër” në Ukrainë.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..