Ne dënojmë absolutisht sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, të cilat kanë marrë shumë jetë në Dnipro dhe gjetkë. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të publikuar në Twitter. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera, shkroi gjithashtu Ministria e Jashtme bullgare.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje tragjedinë në Dnipro si një argument në takimin e formatit “Ramstein” dhe në Forumin Ekonomik të Davosit që Perëndimi t'i sigurojë Ukrainës ndihmë ushtarake nga armët e rënda. Si një argument tjetër, Zelenski vuri në dukje "faktin se Rusia po bën përpjekje të reja për të marrë iniciativën në luftë".
SHBA-ja ripohoi vendosmërinë e saj për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe energjisë. Këtë ia ka thënë Zëvendës Sekretarja e Parë e Shtetit Wendy Sherman në Kiev para Zelenskit dhe ministrit të mbrojtjes Oleksi Reznikov, raporton REUTERS.
Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci, komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të 20-të”,..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë..
Për zgjedhjet e parakohshme të 27 tetorit dokumente për pjesëmarrje dorëzuan 28 parti dhe 11 koalicione. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtatë..
Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar...