Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Suxhuku i Trojanit” është kthyer në një specialitet të mbrojtur të BE-së

Foto: bulgaria.representation.ec.europa.eu

Komisioni Evropian ka miratuar futjen e emrit "Suxhuku i Trojanit" ne regjistrin e ushqimeve me karakter specifik tradicional. Futja e emrit të një produkti në këtë regjistër e mbron atë nga falsifikimi dhe keqpërdorimi. "Suxhuku i Trojanit" është një produkt mishi të shtypur, të tharë dhe të tymosur. Përgatitet nga mish i grirë viçi ose bualli dhe mish derri, erëza natyrale dhe lëndë të para ndihmëse. Ka shije karakteristike mesatarisht kripore, dhe aromë të theksuar. Metoda tradicionale e prodhimit gjatë tharjes dhe tymosjes e bën atë një produkt unik bullgar.


Vetë emri "i Trojanit" ka lidhje etimologjike me emrin e qytetit të Trojanit, d.m.th me vendin, ku "Suxhuku i Trojanit" u prodhua dhe u popullarizua për herë të parë nga mjeshtri Ilija Tasllakov. Në vitin 1883, ai importoi për herë të parë në Bullgari makina për bluarje të mishit dhe u bë një nga prodhuesit e parë të suxhukut në vend. Emri i ri i shtohet listës së 69 ushqimeve me karakter tradicional specifik që tashmë janë të mbrojtura dhe është produkti i gjashtë i mbrojtur bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD