Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre veta me Covid-19 vdiqën, nuk ka persona të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto: pixabay

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 persona të rinj të infektuar me Covid-19 në vend. Rastet u rritën me dy në krahasim me një ditë më parë. Mbi 69.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 3% e 774 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 3.1% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet e regjistruara aktive u rritën me katër në 3373. 10 të infektuar janë shtruar në spitale. 6 nga të sapo pranuarit ose 60% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spitale u ulën me një në 335. 46 të infektuar mbeten në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona me Covid të konfirmuar vdiqën, edhe të tre nuk ishin imunizuar. Të dielën u shëruan 16 veta. Nuk u bënë vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 gushtin

Gjat ë 24 or ë ve t ë ardhshme atmosferanë venddotë mbetetepaqëndrueshme. Zhvillimiivranësiravedotë vazhdojë dhenë shumë vendedotë ketë reshjeafatshkurtra, në disazonadotë jenë përkohësishtintensive, mebubullima. Do të ketë edhe..

botuar më 24-08-29 7.25.MD

Bullgaria mori një borxh të ri prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë

Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i obligacioneve bullgare ka shkaktuar interesim të madh te investitorët, gjë që ka bërë të mundur..

botuar më 24-08-29 5.48.MD

Dy persona në Bullgari kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e Shëndetësisë. Në Bullgari janë tre persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Dy janë nga Sofja dhe..

rinovuar më 24-08-29 1.31.MD