Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..