Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe..