Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..