Presidenti Rumen Radev nuk ka asnjë lidhje me referendumin e nisur nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) për të zëvendësuar formën parlamentare të qeverisjes me atë presidenciale, tha në një konferencë lideri i partisë Sllavi Tifonov.
ITN tashmë po mbledh nënshkrime nga qytetarët për të mbajtur një votim kombëtar për mbledhjen e Kuvendit Popullor për të zgjidhur këtë çështje. Trifonov ka theksuar se për këtë ide nuk ka biseduar me kreun e shtetit, me të cilin, sipas fjalëve të tij, është takuar ndoshta një herë që kur ka qenë në detyrë. “Dua ta mbaj këtë referendum që të gjithë të thonë se çfarë sipas tyre duhet të jetë menaxhimi politik i vendit, pasi parlamenti na duket gjithnjë e më shumë qesharak”, u arsyetua ai.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..