Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka gjuajtur 70 raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 prej tyre, por pati viktima. Më vete, forcat ruse kryen 44 sulme ajrore, 18 prej të cilave me drone iraniane. Në vijën e frontit, rusët hodhën gjithashtu 125 raketa, vë në dukje Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raportoi në faqen e saj të internetit për 8 shpërthime të forta në afërsi të termocentralit bërthamor Zaporizhzhie, duke cituar ekspertët e saj atje. "Shenjat e armiqësive në afërsi të centralit atomik nënvizojnë edhe një herë rëndësinë jetike të koordinimit dhe krijimit të shpejtë të një zone sigurie dhe mbrojtjeje bërthamore rreth centralit," komentoi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Më 26 janar, grupi për të krijuar një Gjykatë Speciale për hetimin e krimeve të luftës ruse në Ukrainë u takua në Pragë. Me këtë rast, zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Newland tha se pret që në verën e vitit 2023 të fillojë puna e një Tribunali Ndërkombëtar, apo analog i tij, ku Rusia do të mbajë përgjegjësi. SHBA po punon për këtë çështje me partnerët e G-7, tha Newland, cituar nga "Zëri i Amerikës".
Bullgaria do të importojë pjesë dhe materiale nga Rusia për të siguruar funksionimin e sigurt dhe riparimet vjetore të centralit atomik “Kozlloduj”, ka vendosur qeveria. Kjo bëhet përmes një përjashtimi nga sanksionet e BE-së, të cilat ndalojnë..
BE-ja po drejton 600 milionë euro për forcimin teknik të kufirit bullgar me Turqinë, tha për BNT kryesekretari i MPB-së, kryekomisari Petër Todorov. Presioni i migrantëve që nga fillimi i vitit është rritur për 43%, tha ai. 16 767 emigrantë u..
Nga Bullgaria ka ende shumë për të dëshiruar në luftën kundër korrupsionit, lobimit, shpërndarjes së reklamave shtetërore në media, tha Komisioneri Evropian për Drejtësinë Didier Reynders. Pas Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ai..
53 për qind e bullgarëve deklarojnë se janë fetarë. Gati një e treta (29 për qind) nuk e perceptojnë veten si njerëz fetarë dhe 9 për qind janë ateistë...
Raporti i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit tonë për zonën Shengen pritet në qershor ose korrik dhe pas tetorit nuk do të ketë asnjë pengesë..
Një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në rajonin e qytetit Tërgu Zhiu në Rumani, njoftuan sizmologët nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, Gjeodezisë..