Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota përrallore e Ljuben Zidarovit merr jetë në "Kuadrat 500"

Foto: Facebook /Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit

Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të njohur, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në fillim të vitit 2023.

Sipas Dr. Tanja Staneva, kuratore në Galerinë Kombëtare të Arteve, kureshtja e Ljuben Zidarovit për realitetin përreth, dëshira e palodhshme për punë dhe imagjinata e pasur janë të ngulitura në ilustrimet, të cilat janë një vazhdimësi e natyrshme e tekstit në libra. Tanja Staneva gjithashtu thekson se pothuajse për çdo ribotim të një libri me ilustrimet e tij, artisti i zhvillon më tej dhe i bën vizatimet e tij më të gjalla.

Që kur ishte student, Zidarov vizatonte ilustrime për botime të ndryshme për fëmijë. Në periudhën 1967-1970 ishte piktori kryesor i shtëpisë botuese "Narodna Mladezh". Ndër ilustrimet e tij më të njohura janë ato për "Përrallat e Sheherazades", "Ishulli i thesarit", "Përralla" të Hans Christian Andersen" dhe "Tom Sawyer" nga Mark Twain.

Për kontributin e tij në artin pamor bullgar, Ljuben Zidarov është vlerësuar me një sërë çmimesh, duke përfshirë atë të Unionit të Artistëve Bullgarë për ilustrim /1976/, Urdhri i "Shenjtorëve Kirili dhe Metodi” – Shkalla e parë, nga viti 1963, çmimi “Shekulli i Artë” i Ministrisë së Kulturës në vitin 2016 e të tjera.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Takimi i sivjetshëm „Në mejdanin e Bullgarisë tjetër“ përfaqëson ritualet që lidhen me mbledhjen e trëndafilave

Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është..

botuar më 23-06-03 10.25.PD

Zornica Sllavova dhe S-MO fituan konkursin e këngës të BNR “Pranvera 23”

Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të..

botuar më 23-06-01 9.43.PD

Në Sofje u hap Panairi tradicional Pranveror i Librit

Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen..

botuar më 23-05-29 12.43.MD