Një nga prodhuesit më të mëdhenj austriak të pajisjeve të skive në botë, i vendosur në Çepellare(Bullgari Jugore), do të ndërtojë një fabrikë të re në Bullgari. Prodhimi i ri pritet të nisë këtë vit në Asenovgrad, i cili ndodhet jo shumë larg qytetit malor. Sipas menaxherit Ivajllo Petrov, rreth 30% e konsumit botëror të skive prodhohet në Bullgari. Është një fakt kurioz që sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021, vendi ynë renditet i treti ndër eksportuesit më të mëdhenj të pajisjeve të skive dhe snowboardit në BE. Para nesh janë vetëm Austria dhe Franca.
Nga ana tjetër, një problem serioz me të cilin përballet zhvillimi i kompanive në vendin tonë është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kompania tashmë po i kërkon punonjësit që i nevojiten për qendrën e re të prodhimit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..