Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet klimaterike janë tashmë një fakt, por edhe një mundësi për të ndryshuar mjedisin tonë të jetesës

Pyjet në vendin tonë do të jenë më të prekurat nga rritja e temperaturave

Foto: BGNES

Moti tepër i butë dhe mungesa e borës ngre pyetjen shqetësuese të ndryshimit të klimës dhe ndërhyrjes njerëzore për të shpëtuar këtë proces, që në pamje të parë duket i pakthyeshëm. Për më tepër, 15 vitet më të ngrohta në planet janë regjistruar pikërisht në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave të WWF.

Klimatologët në vendin tonë konstatojnë gjithnjë e më shumë periudha të gjata thatësire, të ndjekura nga stuhi e përmbytje me shkatërrime dhe viktima. Në jug të Malit StaraPllanina, klima gradualisht po ndryshon në mesdhetare, ndërsa në veri, tokat pjellore po shkretohen ngadalë. Bora bie pas Krishtlindjes dhe sasia e ujit që kemi në dispozicion gjatë vitit pakësohet.


A është ngrohja globale tashmë një fakt?

“Si shprehje statistikore, ne fakt po vërejmë një rritje të temperaturave mesatare, por ky është një trend karakteristik për të gjithë botën – përgjigjet klimatologu nga Universiteti i Sofjes “ShënKliment Ohridski"asistent Hristo Popov. - Megjithatë, ka dallime rajonale - në disa vende, si në Siberi, temperatura rritet ndjeshëm, ndërsa në zona të tjera rreth Ekuatorit shohim uljen e saj. Në shekullin e kaluar, në hemisferën veriore, kemi pasur disa periudha kur temperatura ishte më e lartë dhe më pas ndodhi ftohja midis viteve 1961 dhe 1990. Tani jetojmë në një fazë me klimë të karakterizuar nga temperatura mesatare më të larta në krahasim me atë të mëparshme.”

Vitet e fundit, në vendin tonëluhatemi midis ekstremeve të ndryshme të motit – duke përfshirë rënjen e pakët të borës në mes të dimrit, siç është tani, në male. Klimatologu konfirmon se moti është vërtet pak më i ngrohtë se zakonisht për momentin, por siguron se dimrin do ta ndjejmë në fund të muajit. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të anomalive të motit:

“Kjo është disi e lidhur me ndryshimet klimatike – vazhdon Hristo Popov. - Në fakt, një alternim i ngjashëm i thatësirave me përmbytje të shpejta dhe reshje të rrëmbyeshme janë regjistruar në njëqind vitet e fundit - për shembull në periudhën 1931-1960, si dhe në atë më të hershme midis viteve 1928 dhe 1930. Pra, nga pikëpamja e shekullit në të cilin jetojmë, nuk është aq jotipike. Përkundrazi, sistemi klimatik po kthehet në mënyrën se si funksiononte gjatë asaj periudhe të mëparshme, e cila ka kohë që ka kaluar dhe shumë njerëz nuk e mbajnë mend.”

Dhe pavarësisht ngjashmërisë qetësuese me periudhat e kaluara, klimatologu është i bindur se në njëqind vitet e ardhshme ngrohja do të vazhdojë. Ndër ekosistemet më të prekura nga ndryshimet klimatike në vendin tonë do të jenë pyjet, thotë prof. as. Momçill Panajotov nga Universiteti i Pyjeve.

“Bullgaria është një nga vendet e Evropës Jugore dhe sipas modeleve klimatike mund të presim ndryshime mjaft të pakëndshme - thatësira më të shpeshta, valë të nxehta gjatë periudhave të verës, ndryshim i regjimit të reshjeve në disa muaj, rritje e përgjithshme e temperaturave. - shton ai. - E gjithë kjo pritet të ketë një efekt shumë serioz, veçanërisht në ekosistemet natyrore, dhe ngjarje si ajo që ndodhi nën shpatet jugore të Ballkanit (përmbytjet në fshatrat e Karllovos në shtator të vitit të kaluar) do të bëhen më të shpeshta. Pra, ngjarje të tilla ekstreme klimatike mund të kenë gjithashtu një efekt të pakëndshëm mbi mënyrën tonë të jetesës.”

Një pjesë e madhe e territorit tonë është plotësisht e pyllëzuar - për shembull, zona nën Vidin, si dhe rreth Malit Stara Pllanina dhe Maleve Rodope, ku jeta e njerëzve varet tërësisht nga pyjet. Ndaj, sipas specialistit, është logjike që këto ekosisteme të vuajnë më shumë.

Një sektor tjetër që do të preket seriozisht është bujqësia – thekson Momçill Panajotov. - Megjithatë, ka disa opsione për reagim dhe më anë tëujitjes, ndryshimit të të mbjellave të arrihet një përshtatje më e shpejtë. Ndërsa në pyje përshtatja ndodh shumë ngadalë, pasi janë sisteme jetëgjatë dhe nuk mund ta ndryshojmë llojin epemëve sot për nesër. Ne kemi parashikime mjaft të pakëndshme për disa lloje pemësh dhe kjo është një arsyje serioze për shqetësim.”


Megjithatë, a mund të bëhet diçka? Rezulton se po - mbrojtja e pyjeve të vjetra dhe zvogëlimi i prerjeve në to, planifikimi i mirë i aktiviteteve në pyje, pyllëzimi i pyjeve të reja... Dhe megjithëse Bullgaria ndodhet në një nga rajonet më të thata në Evropë dhe kërcënohet nga thatësirat e zgjatura, Hristo Popov sheh mundësi në çdo ngjarje që ndodh në natyrë. Sipas tij, ngrohja e klimës mund të shihet si një shans për kultivimin e kulturave që duan klimë të ngrohtë. Gjithashtu, ky procesi duhet të bëhet një rast për marrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e plotë të burimeve ujore, si dhe për reduktimin e mbetjet e karbonit, nëse duam të ndryshojmë për mirë mjedisin tonë të jetesës.

Tekst: Diana Cankova (bazuar në intervistat e Çavdar Zllatev, BNR-Stara Zagora dhe Jordanka Petrova, BNR-Vidin)

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD