Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër sulm rus në objektiva civile, tre të vrarë në Kramatorsk

Foto: EPA/BGNES

Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe dyshohet se nën rrënojat e saj ka njerëz të bllokuar.

Rusia po grumbullon trupa në rajonin e Luganskut dhe arsyeja për këtë mund të jetë një ofensivë e re në Ukrainën Lindore që do të përkojë me përvjetorin e parë të pushtimit rus, thanë zyrtarë ukrainas, të cituar nga Associated Press. Sipas guvernatorit rajonal të Luganskut, Sergij Gajdaj, forcat e Kremlinit po dëbojnë banorët vendas nga shtëpitë e tyre në zonat e kontrolluara nga Rusia pranë vijës së frontit, në mënyrë që ata të mos i japin artilerisë ukrainase informacion për lëvizjen e njësive ruse.

Në rajonin fqinj të Doneckut, vërehet gjithashtu një përqendrim i trupave ruse - kryesisht për kapjen e qytetit kyç të Bahmutit, informoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërkohë, analistët ushtarakë parashikuan një avancim të ri të afërt nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës doli me një qëndrim sipas të cilit rrjedha më e mundshme e ngjarjeve në muajt e ardhshëm është një ofensivë ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksij Reznikov tha se jeta e shumë njerëzve në vend do të shpëtohen falë një radari të avancuar të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga Franca me një rreze veprimi prej 250 km - mjaftueshëm i fuqishëm për të zbuluar raketat dhe dronët që vijnë në qiell mbi të gjithë kryeqytetin e Kievit dhe zonën përreth, raportoi Associated Press.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë tha se ndihet mungesa e një qeverie të rregullt

Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..

botuar më 24-07-12 10.03.PD

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD