Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turqia dëshiron të bashkëpunojë me Bullgarinë në zhvillimin e teknologjive të hidrogjenit

Foto: president.bg

Gjatë vizitës së saj në Ankara, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me homologun e saj turk, Fuat Oktaj. Të dy u bashkuan rreth qëndrimit se takimi mes presidentëve Rumen Radev dhe Rexhep Erdogan në fund të vitit 2022 i dha një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Turqisë. Marrëveshja mes “Bullgargaz” dhe “Botash” për aksesin në infrastrukturën e transportimit të gazit të kompanisë shtetërore turke të energjisë u caktua nga Jotova dhe Oktaj si rezultati më i shpejtë dhe më i drejtpërdrejtë i bisedimeve mes presidentëve. U bë e qartë se Turqia, e cila po bën progres në zhvillimin e teknologjive të hidrogjenit, është e gatshme të bashkëpunojë me Bullgarinë në këtë fushë.


Më shumë nga rubrika

Georgi Sëbev

Korridoret e solidaritetit janë shndërruar në kanale për importe pa taksa në BE

Bullgaria solidarizohet me Ukrainën dhe prodhuesit ukrainas. Së bashku me BE-në, ajo mbështeti korridoret e solidaritetit si një mjet për të ndihmuar në luftimin e urisë në botë. Por këto korridore janë një kanal për importe të paprecedentë pa taksa..

botuar më 23-03-27 12.58.MD