Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta për ndalimin e televizioneve ruse

Foto: Daniell Inkov

Qytetarët protestuan para ndërtesës së Komisionit Evropian në Sofje për të shprehur pakënaqësinë e tyre për ndalimin e transmetimit të disa stacioneve televizive ruse në Bullgari. Protesta u organizua nga Lëvizja Kombëtare "Rusofilët", Lëvizja Kombëtare për Bashkim të Majtë, Lëvizja Kombëtare "Narodna Silla", njoftoi reporteri Daniell Inkov.

Nga 1 shkurti, Bullgaria ka pezulluar zyrtarisht transmetimin e 4 kanaleve televizive ruse, duke përfshirë Kanalin e Parë, që e çon numrin e kanaleve televizive ruse të ndaluara në Bullgari në 13, vë në dukje Bashkimi i Gazetarëve Bullgarë.

Po përgatitet një peticion kundër censurës, i cili do t'i dërgohet KE-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiaku i Sofjes kërkon fonde për transport më të mirë dhe efikasitet energjetik

Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..

botuar më 25-02-26 4.57.MD

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD