Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rifillimi i sezonit – borë e dendur dhe shumë turistë në Pamporovo dhe Çepellare

4
Foto: Facebook/pamporovo.me

Për momentin, mbulesa e borës në Pamporovo është më se 80 cm dhe pronarët e qendrave turistike gëzojnë klientët e tyre të shumtë, të cilët mbushin pistat e skive, hotelet dhe restorantet. Këtë vit, natyra u buzëqesh me dashamirësi vendpushimeve dimërore në malin Rodopa. Ndryshe nga qendrat e skive në pjesën tjetër të Bullgarisë dhe në të gjithë Evropën, në periudhën më kritike, kur temperaturat thuajse të verës i sollën ata që punonin në industri dhe dashamirësit e emocioneve të borës në prag të dëshpërimit, në Pamporovo ishte relativisht ftohtë, madje binte edhe borë. Falë kësaj, një pjesë e shpateve në vendpushim u mbuluan me borë, njoftuan nga Shoqata Aksionare “Pamporovo”. Kjo është edhe arsyeja që këtë vit shumë skiatorë zgjodhën resortin e malit Rodopa në vend të Alpeve. Kështu pushimorja bullgare u kthye në një nga më të kërkuarit në Evropë. Dhe tani, pas reshjeve të dendura të borës në të gjithë vendin, të gjitha pistat në Pamporovo tashmë janë duke punuar, pohon Kostadin Belenozov, ekspert i turizmit në komunën e qytetit Çepelare:

Baza e hotelit në Pamporovo është pothuajse 80 për qind e zënë. Mbizotërojnë mysafirët nga Turqia dhe Irlanda, ka edhe shumë turistë bullgarë. Kushtet janë të shkëlqyera dhe të gjithë janë shumë të kënaqur. Kompleksi turistik e trajtoi më së miri situatën dhe e mori nën kontroll! Edhe pse nuk kishte borë në të gjithë vendin dhe në Evropë, kushtet për ski këtu ishin më të mirat në Bullgari. Edhe në momentet më kritike, pistat ishin gati për rrëshqitje, sepse ekipi i pushimores Pamporovo arriti të mbulonte mjaft pista me borë artificiale. Çmimet e biletave për teleferikët e skive, gjysmëditore dhe njëditore, janë me çmimet nga viti i kaluar dhe përgjithësisht lëvizin nga 52 deri në 85 leva.”

Pasi dimri më në fund u kthye në Bullgari, qyteti fqinj turistik  Çepellare u mbush shpejt me skiatorë të etur për të arritur hapin. 90 për qind e turistëve këtu janë bullgarë. Për momentin punon të ashtuquajturën pista e kuqe e qendrës së skijimit “Meçi Çall” mbi qytet. Sëbi Madankov, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve në Çepellare nuk e fsheh lehtësimin e tij:

“Bie shumë borë dhe tani ka kushte për ski. Qendra e skijimit “Meçi Çall”  tashmë është duke punuar. E reja këtë vit është se bashkia financoi ndërtimin e një qendre skijimi për fëmijë, në vetë qytetin e Çepellares, me një mini tërheqje skish një korsi dhe shumë atraksione për fëmijë. Dhe gjëja më interesante është se e gjithë kjo do të jetë falas. Por për ne gjëja më e rëndësishme ishte të kishim kushte për ski. Në se ka kushte për ski, njerëzit po kthehen! Temperaturat ranë dhe mund të bëhet borë artificiale. Dhe sinoptikët premtuan se do të bjerë më shumë borë dhe më pas do të funksionojnë edhe pistat e tjera të “Meçi Çall”. Në zonë ka edhe pista për ski vrapim, për shëtitje me këpucë dëbore, etj. Tradicionalisht, në Çepellare sezoni është shumë i fortë në shkurt deri më 10 mars. Kështu që shpresojmë për rezultate të mira.”

Krahas qendrës së re të skijimit për fëmijë në zonën “Djortevoto”, Çepellare pret mysafirët dimëror me dy shtigje të reja turistike të shënuara. Njëra prej tyre fillon nga vetë qyteti dhe të çon në një mulli shekullor, dhe tjetra - nga stacioni i poshtëm i teleferikut “Meçi Çall” arrin në zonën "Jançovica”, ku u zbuluan gjurmët e banesës antike shpellore nga epoka e gurit dhe e bakrit. “Shtigjet janë të aksesueshme edhe në dimër, ato mund të përshkohen edhe në këmbë edhe me sajë”, thotë Madankov.

Përgatiti në ship: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/pamporovo.me




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD