Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcat ruse po përparojnë ngadalë në rajonin e Luganskut

Foto: EPA/BGNES

Sipas analizës ditore të situatës në Ukrainë nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW), në javën e fundit ritmi i operacioneve ruse në pjesën perëndimore të rajonit të Luganskut u rrit ndjeshëm.

Përfshirja e njësive të rëndësishme ushtarake në ofensivën në zonë tregon se ofensiva ruse filloi, megjithëse forcat ukrainase tani për tani po bllokojnë përparimin e tyre. Në analizën e ekspertëve theksohet se ofensiva ruse ndoshta nuk e ka arritur ende ritmin e saj të plotë, pasi komanda ruse nuk i ka angazhuar ende elementët e Ushtrisë së Tankeve të Gardës të stacionuar në rajonin e Luganskut.

Ndërkohë, forcat ukrainase nuk do të jenë më në gjendje të shfrytëzojnë  internetin satelitor të kompanisë amerikane “SpaceX” për të drejtuar dronët ushtarakë. Arsyeja është se përdorimi i “Starlink” për dronët bie jashtë fushëveprimit të marrëveshjes midis “SpaceX” dhe qeverisë ukrainase. Presidentja e kompanisë, Gwynne Shotwell, tha se kontrata ishte bërë për t’u shërbyer nevojave humanitare, si ofrimi i internetit me brez të gjerë për spitalet, bankat dhe familjet e prekura nga lufta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD