Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gatishmëria jonë për reagim pas një tërmeti të madh është zero

Ekipet e shpëtimit dhe banorët lokalë kërkojnë viktima në vendin e një ndërtese të shembur në Elbistan, në provincën Kahramanmarash, Turqi, 7 shkurt 2023.
Foto: ЕPА/BGNES

Bullgaria ka mundur shumë shpejt t'i japë ndihmë Turqisë fqinje, e cila u godit nga fatkeqësia dhe deri më tani janë realizuar disa fluturime të avionëve "Spartan" me ndihma. Shoqëria civile ka reaguar duke ngritur fushata dhurimi për të lënduarit në Turqi dhe Siri. Botuesi Manoll Pejkov - organizuesi i fushatës në shkallë të gjerë për t'i dhuruar gjeneratorë Ukrainës, në më pak se një ditë mblodhi 300 000 leva, por iniciativa bamirësie kanë ndërmarrë edhe Kryqi i Kuq Bullgar, Llazar Radkov nga "Kapakë për të ardhmen", fondacionet "Gorata.bg"dhe BCause, Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, UNICEF, International Rescue Committee që punon në Siri, si dhe World Food Programme. Përveç kësaj, ekipe shpëtimi dhe shumë qytetarë u nisën për në Turqi - mes tyre shpëtimtarë malorë me qen,  ndihmës mjekë, shpëtimtarë shpellash, vullnetarë të trajnuar.

Dr. Elisaveta Gençeva, e cila përjetoi një tragjedi si kjo në vitin 1999 gjatë tërmetit të madh të mëparshëm në Turqi, është e gatshme të ndihmojë sërish në detyrën e saj si mjeke në spitalin fushor “Higija”. Ajo aprovon veprimet e ndërmarra deri tani për fqinjin tonë juglindor.

“Ajo që shteti bullgar organizoi më së miri është dërgimi i ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve për të kërkuar njerëz nën rrënoja”, - tha ajo për BNR. "Shpresojmë të gjejnë sa më shumë - me ndihmën e qenve gjurmues, sigurisht." Jo më pak të rëndësishme janë ekipet e kirurgëve, traumatologëve dhe psikologëve, pasi traumat janë jo vetëm jashtëzakonisht të rënda fizikisht, por edhe mendërisht. Prandaj, specialistët që shkojnë atje duhet të jenë të motivuar emocionalisht dhe dhembshuria të shihet në punën e tyre”.

Shpëtimtarë malorë dhe qen nga Bullgaria ndodhen në Turqi dhe po marrin pjesë në punën e shpëtimit.

E megjithëse tregojmë ndjeshmëri të lavdërueshme për vuajtjet e të tjerëve dhe falënderojmë Zotin nga lart që fatkeqësia nuk na ka arritur neve këtë herë, është koha që dikush të thotë të vërtetën për gjendjen e ndërtesave në vendin tonë dhe gatishmërinë tonë për të reaguar ndaj një fatkeqësie të tillë. “Në Bullgari gatishmëria për të reaguar pas tërmeteve të forta është e barabartë me zero”, thotë inxhinieri i ndërtimit Dimitër Kumanov.

“Gjerësisht, edhe në ndërtimet e reja, ka shumë boshllëqe dhe bëhen kompromise me sigurinë – tha ai për Nova TV. – Për sa i përket ndërtesave me parafabrikate, nga ato prtitet që të përballojnë shumë mirë lëvizjet sizmike. Problemi, megjithatë, është se ato janë bërë copash nga prishjet, rindërtimet, riparimet, heqjen e mureve të tëra, hapjen e vrimave. Dhe këto janë ndikime jashtëzakonisht të dëmshme dhe për momentin askush nuk mund të thotë se sa të sigurta janë ndërtesat me parafabrikate.”

Tërmeti i vitit 2012 në Bullgari me magnitudë 5.6-6 ballë të shkallës Rihter u ndje më fuqishëm në Pernik.

Inxhinieri Dimitër Kumanov kujton të ashtuquajturat çertifikime të ndërtesave për funksionimin e tyre të sigurt – një proces që duhet të përfundojë tashmë, i shoqëruar me kontrollet e sigurisë. Megjithatë, ai dyshon se të gjitha spitalet, për shembull, janë të inspektuara dhe të çertifikuara. “Në përgjithësi, këto sondazhe janë një mashtrim i plotë – copy paste i disa letrave dhe vetëm ndryshim i fotos së pallatit”, shprehet kategorik ai në lidhje me ndërtesat e banimit. Sipas tij, jo vetëm që procedura është formale, sepse askush nuk ka marrë mundimin të shohë se çfarë është prishur në pallate, por edhe shumë para janë shpërdoruar.

Specialisti nuk pranon të parashikojë se çfarë do të ndodhte në vendin tonë në rast të një tërmeti me magnitudë të lartë, por thekson: “Nëse shteti merr masat e nevojshme, me pak para do të shpëtohen mijëra jetë njerëzish. Dhe me pak më shumë para, shumë ndërtesa do të shpëtohen.”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: ЕPА/BGNES, BGNES, Facebook/mountainrescueservice




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD