17 drerë të kuq (Cervus elaphus) dhe 96 drerëugar (Dama dama) janë zhvendosur në Rodopet Lindore këtë dimër, raporton fondacioni “Rodopet e Egra”. Kafshët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të gjuhen në 5 vitet e ardhshme. Me to, numri i përgjithshëm i drerëve të rinj të të dy llojeve të lëshuara në male në dhjetë vitet e fundit i kalon 650. Kjo është rifutja më e madhe e drerëve në Bullgari.
“Qëllimi ynë është të rivendosim dy nga tre llojet e drerëve që gjenden në Bullgari, në të gjithë Rodopet Lindore”, shpjegon Stefan Avramov, ekspert në “Rodopet e Egra”. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në zonë do të zhvendosen edhe 35 drerë të kuq, diversiteti biologjik i të cilëve është ndër më të ruajturit në Evropë.
Dreri i kuq dhe dreri ugar ishin të përhapur në të kaluarën në trojet bullgare. Dreri ugar është paraqitur në sende të ndryshme bizhuterish nga epoka thrakase dhe mbetjet e eshtrave të tij janë gjetur pothuajse në të gjitha vendbanimet prehistorike bullgare. Supozohet se ai u shfaros nga njeriu në mesjetën e hershme, dhe në fillim të shekullit të kaluar filloi restaurimi i specieve në Bullgari.
Dreri është një objekt interesant për turistët, alpinistët dhe fotografët për të vëzhguar dhe fotografuar, dhe sipas ekologëve, rritja e popullsisë së tyre do të ndihmojë në vendosjen e zonës si një destinacion turistik i preferuar gjatë gjithë vitit.
Qëllimi përfundimtar i ekipit të fondacionit “Rodopet e Egra” është që të ketë të paktën 50 drerë të kuq dhe 300 drerë ugar në Rodopet Lindore pas pesë vjetësh.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Fondacioni “Rodopet e Egra”
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu,..