Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia. Për momentin po kthehen edhe 80 persona të tjerë dhe ka ende 4 mjekë ushtarakë, tha për BNR kryekomisari Aleksandër Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues. Sipas tij, në këtë fazë nuk parashikohet dërgim i ri i njerëzve. Sipas Xhartov, dërgimi i shpëtimtarëve në Siri është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Rreziku është shumë i lartë. Po punohet për ofrimin e ndihmës humanitare. Dërgesa është gati dhe, nëse është e mundur, do të niset me Spartan sot.
"Ne po ofrojmë ndihmë humanitare për Turqinë. Presim që sot të fillojë ngarkimi i kësaj ndihme. Ajo përfshin tenda për rreth 800 persona, bashkë me pajisje ngrohëse. Ka batanije, komplete gjumi", shtoi Xhartov.
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kaloi 41 200 persona. Të vdekurit në Turqi tani për tani janë 35 400 veta. Shumë njerëz në zonat e prekura po largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e kërkimeve tashmë kanë përfunduar dhe prishja e ndërtesave dhe pastrimi i rrënojave ka filluar, por në disa vende shpëtimtarët po e vazhdojnë punën.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..