Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Afati i ndalimit të importit të grurit, misrit, kolzës vajëse dhe lulediellit në territorin e Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë zgjatet me 3 muaj deri më 15 shtator 2023. Vendimi është i Komisionit Evropian dhe është publikuar në..
Bullgaria po i bashkohet projektit për ndërtimin e një linje energjie përgjatë fundit të Detit të Zi, njoftoi ministri i energjisë Rosen Hristov pas një takimi të komitetit të menaxhimit për ndërtimin e korridorit të gjelbër nga Azerbajxhani deri..
Çmimi i gazit natyror duhet të ulet me 15% nga 1 qershori. Këtë propozim ia ka dorëzuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit drejtoresha ekzekutive e Bulgargaz, Denica Zllateva. Fillimisht, më 11 maj, u diskutua që ulja të ishte 11%. Në..
Bullgaria po i bashkohet projektit për ndërtimin e një linje energjie përgjatë fundit të Detit të Zi, njoftoi ministri i energjisë Rosen Hristov pas..
Afati i ndalimit të importit të grurit, misrit, kolzës vajëse dhe lulediellit në territorin e Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë..