Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ofensiva rreth qytetit Bahmut po bëhet gjithnjë e më e ashpër

Foto: EPA/BGNES

Në 24 orët e fundit, ushtria ruse lëshoi më shumë se 40 raketa në territorin e Ukrainës, dhe raketat ishin të llojeve të ndryshme. Në qytetin ukrainas Bahmut, ku luftimet e ashpra po zhvillohen prej muajsh, gjashtë mijë civilë vazhdojnë të jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Për shkak të sulmeve të shtuara ruse ditët e fundit, zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje banorëve vendas që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm në 24 orët e fundit, pesë civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në Bahmut, kështu që Vereshçuk nuk e fshehu habinë e saj nga dëshira e njerëzve për të qëndruar në qytet dhe deklaroi se ata jo vetëm që vënë veten, fëmijët dhe të dashurit e tyre në rrezik, por gjithashtu krijojnë rreziqe për vullnetarët që përpiqen t’i ndihmojnë dhe pengojnë luftëtarët ukrainas.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse synojnë të kapin Bahmutin deri më 24 shkurt për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës. Sipas themeluesit të kompanisë ushtarake private ruse “Wagner” Evgenij Prigozhin, kapja e qytetit ukrainas Bahmut në rajonin e Doneckut mund të zgjasë disa javë. Për mungesën e suksesit në frontin ai fajësoi “burokracinë monstruoze” në Rusi dhe u ankua se ai ishte tashmë i privuar nga mundësia për të rekrutuar të burgosur për të luftuar në radhët e kompanisë private ushtarake “Wagner”, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Sipas informacioneve jozyrtare, rekrutimi i të burgosurve vazhdon, por realizohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se instruktorë nga Irani mbërritën në Luganskun e pushtuar për një mision stërvitor.

Ndërkohë, politikanë nga afro 100 vende, duke përfshirë presidentin bullgar Rumen Radev, u mblodhën në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mënik. Tema kryesore e diskutimit është lufta në Ukrainë. Para fillimit të forumit, disa nga pjesëmarrësit, duke përfshirë ish-oligarkun rus dhe kritik të Kremlinit, Mihaill Hodorkovski dhe financierin Xhorxh Soros, thanë se nëse Rusia mposhtet në luftën në Ukrainë, kjo do të çojë në kolapsin e saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e sotme bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD