Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistët tanë me nominime për çmimin prestigjioz "Astrid Lindgren"

Jasen Gjuzelev
Foto: BGNES

Tre bullgarë morën pjesë në garën për çmimin "Astrid Lindgren" në konkurrencë me 251 artistë nga 64 vende. Në mesin e të nominuarve janë disa nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në botë, transmeton BTA. Të nominuarit bullgarë janë Julija Spiridonova dhe ilustruesit Jasen Gjuzelev dhe Stella Drajs. Fituesi i çmimit do të shpallet në mars të këtij viti.

Jasen Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpitë botuese më të njohura në botë. Për disa vite Gjuzelev jetoi dhe punoi në Itali, duke ilustruar libra dhe duke punuar për revista në Milano, Torino dhe Firence. Ai bëri bujë me "Alice in Wonderland" ("Alisa në Vendin e Çudirave") të Lewis Carroll. Edicioni kanadez fitoi një Medalje Argjendi nga Shoqata Amerikane e Ilustruesve dhe Çmimin e Madh për dizanjimin e Kopertinës nga Instituti Amerikan i Arteve Grafike.

Kandidatja tjetër bullgare, Julija Spiridonova, është një skenariste dhe shkrimtare e pavarur. Ajo është autore e emisioneve për fëmijë dhe të rinj në BNT. Në konkurs për çmimin e madh mori pjesë edhe ilustruesja bullgare Stella Drajs, e cila jeton në Gjermani dhe ka marrë më shumë se një herë çmime ndërkombëtare për punën e saj.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD
Teodor Ushev

Teodor Ushev dekorohet me çmimin "Renato Gutuzo" në festivalin Animaphix

Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..

botuar më 24-07-22 12.07.MD