Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..