Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti..