Është e vështirë të renditësh faqet e shkruara për jetën dhe veprën e heroit kombëtar të Bullgarisë, Vasill Levski.Mes tyre gjejmë edhe informacione interesante për këngëtarin Levski.Në librin e saj “Apostulli i Lirisë”, shkrimtarja angleze Mercia McDermott vëren: “Këndimi nuk ishte vetëm një kënaqësi në jetën e Vasilit, por një formë e vetë-shprehjes”. Zakonisht interesohemi për trashëgiminë dokumentare të Levskit, për veprimtarinë e tij revolucionare dhe ideologjinë e tij dhe i kushtojmë më pak vëmendje botës shpirtërore të Apostullit.
"Ndërkohë disponojmë mjaft dëshmi se çfarë lloj personi ishte ai jashtë aktiviteteve të tij revolucionare - kur ishte vetëm me veten ose me miqtë e tij," thotë Daniell Spasov, këngëtar folklorik, folklorist, prezantues televiziv dhe producent i filmit “Këngët e Levskit”, realizuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) në vitin 2017 në lidhje me 180-vjetorin e lindjes së Apostullit.
“Nga blloku i Levskit (blloku i tij personal) kemi marrë edhe dëshmi se cilat këngë i ka pëlqyer.Për shembull, në të gjejmë tekstin e baladës “Për ty po mendoj gjithmonë, nënë” – një nga këngët më të shenjta, më intime, një këngë-rrëfim kushtuar nënës së tij.Besohet se autori i saj është vetë Levski.Blloku përmban poezinë “Lamtumirë” të Hristo Botevit, më vonë – e veshur me një melodi rilindëse që ka arritur tek ne.Janë ruajtur edhe tekstet e dy këngëve kishtare - "Dostojno est" dhe "Tropari i ShenjtorëveKirili dhe Metodi".Përveç kësaj, kemi shumë dëshmi se Levski ka pasur zë të bukur, se ka kënduar para poetit Hristo Botev dhe para shkrimtarit dhe edukatorit Kiro Tuleshkov...”
Thuajse legjendare është historia e "këngës së fundit të Levskit", e zbuluar dhe restauruar vetëm gjashtë vjet më parë.Cila është historia rreth saj, e pyetëm Daniell Spasovin:
“Kur e xhironim filmin muzikor “Këngët e Levskit”, kolegja nga BNT Vesella Smilec ishte duke punuar mbi një dokumentar për familjen e Apostullit.Duke kërkuar dokumente të ndryshme në Bibliotekën Kombëtare, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) dhe në vende të tjera, ajo zbuloi rastësisht librin e Rajna Kostencevës "Vendlindja ime Sofja", ku ajo përshkruan një ngjarje jashtëzakonisht interesante, të ritreguar nga folkloristja Rajna Kacarova, e cila ka punuar në terren dhe ka realizuar shumë regjistrime interesante.Gjatë punës së saj ajo ka hasur një grua të moshuar - gjyshja Petkana Hëshova nga fshati Llozen, rajoni i Sofjes, e cila i ka treguar asaj një histori jashtëzakonisht të çuditshme dhe të panjohur, e pikërisht se ka qenë e pranishme në varjen e Levskit. Gjysha Petkana punonte si shërbëtore për një be në Sofje, i cili pasi u kthye në shtëpi një mbrëmje i tha se të nesërmen do të varej një armik i perandorisë (osmanët e kanë konsideruar Levskin si një armik të tillë) dhe se ajo duhej t'i çonte dy fëmijët e tij në varje.Gjyshja Petkana i tha Rajna Kacarovas se kishte qenë atje dhe se pas rrëfimit para priftit bullgar Apostolli kishte kënduar një këngë të bukur të vjetër në turqisht:
Mos këndo, mos këndo, bilbil,
Kam kohë, nuk nxitoj.
Kush kupton, kupton...
Unë nuk kam nënë dhe baba
Kam kohë, nuk nxitoj.
Pavarësisht nëse është legjendë apo jo, historia është shumë e bukur. Ajo na jep një ndjenjë tjetër.
Ajo është gjithashtu pjesë e repertorit të këngëve dhe botës shpirtërore të Apostullit. Dhe ne e ringjallëm atë, ndonëse në një mënyrë tjetër - përmes rrëfimit muzikor dhe filmik".
Dirigjenti Milen Ivanov, i cili së bashku me Daniell Spasovin dhe solisten nga "Misteri i Zërave Bullgarë" Violeta Marinova këndojnë "Mos këndo, bilbil", e percepton si një sfidë të vërtetë përpunimin muzikor të këngës së fundit të Apostullit.
“Dispononim vetëm një version të thjeshtë të këngës si strukturë muzikore. Kënga nuk është e komplikuar. E dua “harmoninë e ëmbël”, atë që e mbart vetë kënga, pa ornamente të tepërta. Kur e bëra përpunimin për tre zërat – të Daniell Spasovit, të Violeta Marinovës dhe të zërit tim, qëllimi im ishte ta theksoja kuptimin dhe rëndësinë e fjalëve, të mesazhit. Dhe së bashku me kolegët dhe miqtë tanë nga Orkestra e Muzikës Popullore të BNR - fyelltarin Nedjallko Nedjallkov dhe kitaristin Nikollaj Antov, u arrit simbioza e kërkuar - një shembull shumë i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë shumë i fortë se si sugjerimi i këngës mund të përcillet tek dëgjuesi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër..