Më 23 shkurt, mbushen 200 vjet nga lindja e rilindësit, mësues, shkrimtar dhe personalitet të madh publik Najden Gerov. Ky rilindës bullgar ishte ndër mbrojtësit më të zellshëm të traditave, kulturës dhe gjuhës bullgare në Plovdiv dhe diplomati i parë bullgar për 20 vjet - duke shërbyer si zëvendës konsull rus në Plovdiv nga viti 1857 deri në vitin 1877. Gjatë Luftës së Krimesë (1853-1856), ai mbështeti Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe zhvilloi veprën arsimore. Në cilësinë e zëvendës konsullit në Plovdiv nga viti 1857, ai zhvilloi një veprimtari të gjerë publike dhe gjatë Kryengritjes së Prillit të vitit 1876, si punonjës në Ambasadën ruse në Kostandinopojë, mbështeti luftërat bullgare për liri kombëtare. Gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në vitet 1877-1878, ai u dërgua me shërbim në shtabin e ushtrisë ruse, pas së cilës u emërua guvernator i qytetit të parë të çliruar Svishtov. Pas Çlirimit, Najden Gerov u tërhoq nga politika dhe u vendos në Plovdiv për t’iu përkushtuar edukimit të popullit bullgar. Ai është bullgari i parë që arriti të krijojë një fjalor shumëvëllimësh të gjuhës bullgare me 70 620 fjalë, 10 000 fjalë të urta, 5976 fragmente nga këngët popullore, 4300 idioma dhe shprehje.
U nda nga jeta më 9 tetor 1900, duke lënë pas një korrespondencë të pasur që zbulon momente të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore dhe arsimit gjatë Rilindjes.
Gazetarja Cvetana Paskaleva, e cila jeton prej 30 vitesh në Armeni, bën thirrje të mendohet çdo ditë për paqen dhe mesazhet që dërgojnë politikanët. "Situata rreth nesh dhe në vendet fqinje është e paqëndrueshme dhe lufta është diçka e tmerrshme që mund t'u..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..