Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarët bullgarë punuan në Turqi me entuziazëm dhe me zemër, pavarësisht mungesës së pajisjeve

Ekipet tona u përfshinë në shpëtimin e 31 jetëve nga rrënojat

4
Foto: Facebook / Krasimir Karakashev

Në Turqi, shpresa për të gjetur jetë nën rrënojat u shua dhe ekipet ndërkombëtare të shpëtimit u larguan, duke u përcjellë me mirënjohje nga populli i prekur nga fatkeqësia natyrore e 6 shkurtit.

Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia, ku në vend mbeten 4 mjekë ushtarakë, informoi për BNR kryekomisioneri Aleksander Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Gjithsej 47 burra dhe gra nga Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari morën pjesë në një operacion shpëtimi që zgjati mbi 80 orë në kërkim të banorëve vendas që mbijetuan nën rrënoja. Ata janë nga Formacion Vullnetar – Sofje, “Shpëtim Emergjent” – Pllovdiv, “Shpëtim në Shpella – Plovdiv 112”, Formacioni vullnetar “Mayday” e të tjera.

“Në kohën më të shkurtër të mundshme, brenda 4-5 orëve arritëm të blinim gjëra nga dyqanet që na mungonin si pajisje – çanta gjumi, çadra dhe në fund të njoftojmë punëdhënësit tanë, të cilët treguan mirëkuptim të madh” – thotë Krasimir Karakashev, drejtuesi formacionit vullnetar "Mayday" në një intervistë me BNR-Bllagoevgrad:

“Bullgaria ishte në një grup prej 47 vendesh të ndërtuar në bazën e organizatës së tyre që koordinon dhe drejton aktivitetet e kërkim-shpëtimit nga tërmeti. Kjo është një organizatë që është e përbërë nga qindra organizatamë të vogla dhe vullnetarë që ndihmojnë dhe bëjnë këtë punë. Në këtë bazë, për fat të keq, ne bullgarët ishim me pajisjet teknikë më të këqija. Ekipi bullgar kishte vetëm një mikrofon akustik, i cili vendosej në ndonjë pjesë të ndërtesave. Ishim në grupin e ekipeve të lehta, pasi përveç mikrofonit kishim dëshirën dhe njohuritë për të ndihmuar. Për fatin tonë të mirë, ne ishim në gjendje të përcaktonim 29 lokacione me njerëz të gjallë, të cilat u konfirmuan nga Kilian, një qen 6 vjeçar i cili udhëhiqet nga një nëpunës civil suedez - ai konfirmoi 12 nga këto 29 vendndodhje dhe falë kësaj pune në grup u shpëtuan 31 jetë njerëzish. Është një punë në grup, sepse nëse ne nuk e bëjmë punën tonë fillestare – të gjejmë një person të gjallë, të tjerët pas nesh nuk do të kenë se si të vazhdojnë më pas me punën”.

Në mbështetje të punës së vullnetarëve bullgarë në terren u mblodhën donacione me vlerë 84.000 leva. Sipas të gjitha gjasave, fondet e pashpenzuara prej rreth 60.000 leva do të investohen për blerjen e pajisjeve për formacionet vullnetare në vendin tonë. Kjo është jashtëzakonisht e domosdoshme, pasi, sipas Krasimir Karakashevit, formacionet vullnetare joqeveritare nuk mbështeten nga shteti. Atyre nuk u ndahen fonde shtetërore për mirëmbajtje, nuk u sigurohen ambiente për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, nuk kanë mbështetje institucionale dhe ligjore. Shteti mbështet vetëm organizatat kombëtare dhe formacionet vullnetare bashkiake, megjithatë për disa prej tyre ështëe diskutueshme, nëse i përmbushin në mënyrë efikase detyrat e tyre dhe nëse janë të dobishme në raste fatkeqësish dhe aksidentesh.

“Në sfondin e 286 formacioneve bashkiake të krijuara në Bullgari, mund të them me plot gojë se prej tyre nuk punojnë më shumë se 30-40. Këto janë formacione që përpiqen të ndihmojnë njerëzit, por këtu ka diçka që është një bashkësi – duke filluar nga kryetari i bashkisë, këshilltari komunal dhe vullnetarët që punojnë së bashku për të ndihmuar qytetarët” – shpjegon Krasimir Karakashev.

Autore: Gergana Mançeva /nga intervista e BNR-Bllagoevgrad/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook / Krasimir Karakashev, Facebook / Formacioni vullnetar “Mayday”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD