Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingulli i zileve do të dëbojë të keqen nga fshati Shiroka Llëka ditën "Pesponedellnik”

Foto: BGNES

Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Sivjet në të, gjashtë ansamble nga krahina të ndryshme folklorike nën tingujt e zileve do të kryejnë një ritual për të larguar të keqen. “Pesjaci” janë një grup burrash të maskuar, zakonisht të rinj, të veshur me kostume nga lëkurat e tëra të deleve me qimet jashtë. Lëkurat vihen mbi fytyrë dhe kanë dy vrima të prera për sytë dhe një për gojën. Për të theksuar sytë dhe gojën, rreth vrimave janë qepur rrathë prej pëlhure të kuqe. Për t’i dhënë fytyrës një pamje më mashkullore mbi të qepen mustaqe dhe mjekra.  Në maskën e bërë në këtë mënyrë, disa vendosin brirë dash, derri ose kau.


Burrat e maskuar të quajtur “pesjaci” shkojnë shtëpi më shtëpi për të larguar të keqen me zhurmën e këmborëve të tyre dhe për të sjellë shëndetin dhe bereqetin. Pasi rrethojnë të gjithë shtëpitë, “pesjakët” shkojnë në sheshin e fshatit, ku prezantojnë ceremoninë e dasmës së nuses dhe plakut të grupit, lindjen, plugimin dhe mbjelljen.

Më shumë nga rubrika

Vallëzime nestinari në fshatin Bëllgari

Sot në fshatin Bëllgari në malin Stranxha nderohet festën e Shën Konstantinit dhe Elenës / më 3 qershor, sipas stilit të vjetër / me lojëra tradicionale nestinari . Programi për ditën e së shtunës fillon me ritin e nestinarit në orët e mëngjesit, më..

botuar më 23-06-03 7.15.PD

Në mbarë botën: Folklori bullgar si pasion dhe frymëzim për bashkatdhetarët tanë australianë

“Mendoj se folklori bullgar është në gjakun tonë, ai është gjenetikisht i ngulitur tek ne” – kështu fillon biseda jonë me një bullgare atdhetare në fund të botës, e cila arrin të njohë breza të tërë bashkatdhetarësh me vallet dhe traditat tona..

botuar më 23-05-15 7.15.PD

Në prag të ditës së Shën Gjergjit, Jakoruda përgatitet për zakonin e lashtë "Zhytja e buqetave"

Në qytetin Jakoruda (Bullgaria Jugperëndimore), përgatitja për një nga festat tona më të njohura - Ditën e Shën Gjergjit - fillon një ditë më parë, më 5 maj, kur herët në mëngjes nuset dhe dhëndrit nxjerrin qilimat shumëngjyrëshe nga sëndukët, me..

botuar më 23-05-05 6.35.PD