Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Sivjet në të, gjashtë ansamble nga krahina të ndryshme folklorike nën tingujt e zileve do të kryejnë një ritual për të larguar të keqen. “Pesjaci” janë një grup burrash të maskuar, zakonisht të rinj, të veshur me kostume nga lëkurat e tëra të deleve me qimet jashtë. Lëkurat vihen mbi fytyrë dhe kanë dy vrima të prera për sytë dhe një për gojën. Për të theksuar sytë dhe gojën, rreth vrimave janë qepur rrathë prej pëlhure të kuqe. Për t’i dhënë fytyrës një pamje më mashkullore mbi të qepen mustaqe dhe mjekra. Në maskën e bërë në këtë mënyrë, disa vendosin brirë dash, derri ose kau.
Burrat e maskuar të quajtur “pesjaci” shkojnë shtëpi më shtëpi për të larguar të keqen me zhurmën e këmborëve të tyre dhe për të sjellë shëndetin dhe bereqetin. Pasi rrethojnë të gjithë shtëpitë, “pesjakët” shkojnë në sheshin e fshatit, ku prezantojnë ceremoninë e dasmës së nuses dhe plakut të grupit, lindjen, plugimin dhe mbjelljen.
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një..