Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubo Kirov dhe Dara – “Nuk ka asnjë mënyrë”

Edhe pse përfaqësues të gjeneratave të ndryshme, të dy janë yje ndër këngëtarët bashkëkohorë bullgarë. Për herë të parë i pamë së bashku si trajnerë në konkursin “Zëri i Bullgarisë” dhe së fundmi revista Forbes i vendosi në pozitat e para të renditjes “Top 70 personat e famshëm bullgarë”. Ata janë Ljubo Kirov dhe DARA, të cilët arritën të festojnë miqësinë e tyre me një projekt të përbashkët muzikor. Kënga quhet “Nuk ka asnjë mënyrë” dhe tashmë u bë pjesë e albumit të njohur të Ljubos – Më puth”.

Muzika e “Nuk ka asnjë mënyrë” është vepër e një ekipi ndërkombëtar profesionistësh me të cilët DARA punon në kuadër të kampeve krijuese në vendin tonë dhe në Stokholm, ndërsa autor i tekstit të bukur bullgar është Ljubo Kirov.

Redaktor: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD