Me 1 787 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2020, njoftoi Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania me 1622 dhe Hungaria me 1513 vdekje.
Franca ka përqindjen më të ulët të vdekshmërisë - 863 vdekje për 100 000 banorë.
Përveç pandemisë Covid, në vitin 2020 më vdekjeprurëse për evropianët ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të cilat morën jetën e 1.7 milionë njerëzve, pothuajse 1.2 milionë vdiqën nga kanceri.
Ndër vendet e BE-së, përqindjen më të madhe të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me sistemin e qarkullimit të gjakut e raporton Bullgaria - 61%, dhe më të voglën - Franca - 20%. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë - 29%, dhe më e vogla - në Bullgari - 15 për qind.Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..