Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështirësi në vërtetimin e origjinës bullgare ndalon aplikantët për shtetësi

Foto: arkiv

Gjithnjë e më pak maqedonas duan të bëhen shtetas bullgarë në 3 vitet e fundit. Arsyeja nuk është aq në marrëdhëniet e ndërlikuara dypalëshe, por në ndryshimet ligjore të vendosura nga Sofja. Në vitin 2019 janë hapur 10 688 dosje për aplikimet e maqedonasve për shtetësi në bazë të origjinës së tyre bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të cituara nga gazeta “24 Çasa”. Në 3 vitet e ardhshme, ato arritën në pak më shumë se 8000. Në të njëjtën periudhë, 24 370 maqedonas morën nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së tyre bullgare. Dokumentet e lëshuara për nënshtetësinë bullgare janë më shumë se kërkesat e depozituara, sepse janë nga procese të nisura shumë kohë më parë. Mesatarisht, procedura zgjat 2-3 vjet.

Pikërisht në dëshminë e origjinës bullgare qëndron arsyeja që gjithnjë e më pak maqedonas paraqesin dokumente për shtetësi bullgare. Është një nga arsyet kryesore pse jo vetëm ata, por edhe shqiptarët, serbët, moldavianët, ukrainasit etj. gjithnjë e më pak aplikojnë për pasaportë bullgare. Zakonisht, përkatësia vërtetohet me dokumente zyrtare të shtetit bullgar ose të institucioneve bullgare që i përkasin prindërve, gjyshërve të aplikantëve. Në shumë raste ato janë të humbura ose të zhdukura. Kjo vlen kryesisht për njerëzit nga ish-republikat jugosllave si Maqedonia e Veriut, ku gjatë okupimit serb bullgarët iu nënshtruan persekutimit dhe represionit. Kjo ka bërë që shumë prej paraardhësve të asgjësojnë çdo dokument që vërteton prejardhjen bullgare.

Për shkak të mungesës së një qeverie të rregullt prej më shumë se një viti, nuk mund të krijohet Këshilli Konsultativ i kërkuar me ligj, i cili do të vërtetojë origjinën bullgare të kandidatëve.


Më shumë nga rubrika

Sandanski mirëpret forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde"

Më shumë se pesëdhjetë prodhues prezantojnë produktet e tyre në Sandanski, në forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde", më 10 dhe 11 qershor. Veprimtaria e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë (DRB) - Bllagoevgrad, nën..

botuar më 23-06-10 11.05.PD

Festivali Ndërkombëtar i Fishekzjarreve po zhvillohet në Panagjurishte

Qyteti Panagjurishte mirëpret një nga ngjarjet më spektakolare në Bullgari - Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve. Ai ka një natyrë konkurruese dhe këtë vit marrin pjesë ekipe nga Andorra, Gjermania dhe Italia. Organizatori kryesor është..

botuar më 23-06-10 8.25.PD

Gjysma e bullgarëve duan rifillimin e bashkëpunimit me Rusinë pas luftës

Në Bullgari, 51 për qind e qytetarëve janë për rivendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit të plotë me Rusinë pas luftës , bën të ditur agjencia Focus, duke iu referuar një studimi të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Sipas të dhënave,..

botuar më 23-06-09 11.29.PD