Komisioni Evropian nuk do të përgatisë një dokument shtesë për Bullgarinë në kuadër të raportit për sundimin e ligjit në korrik. Kështu deklaroi për BNR Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders. Një kërkesë të tillë të mundshme nga Holanda e ka përmendur javën e kaluar edhe ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Raporti i veçantë duhet të shërbejë si bazë për heqjen e vetos holandeze kundër pranimit të Bullgarisë në Shengen, njoftoi në atë kohë Demerxhiev.
Komisioneri evropian Reynders përkujtoi se raportet janë përgatitur duke përdorur të njëjtën metodologji për të gjitha vendet anëtare dhe bëri të ditur se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë nga Holanda në Komision për një raport të tillë.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..