Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 0° deri në 5°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira nga perëndimi dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° në perëndim deri në 17° në jug, në kryeqytet do të jetë 11°.
Pas mesditës do të ketë vranësira përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -13°. Uji i detit është 8°- 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m 1°.
Të enjten moti do të jetë me shi. Në zonat e larta reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të jetë me shi përgjatë linjës nga Shën Petersburgu për në Budapest dhe në Ballkan. Në pjesën tjetër të kontinentit do të mbajë vranësira të pjesshme dhe në jug me diell. Në Londër pritet 8°, në Moskë -5°, në Berlin do të jetë deri në 7°, në Paris - 11°. Në Madrid moti do të jetë më i ngrohtë - 20°, në Romë - 18°, në Athinë dhe Bukuresht -16°, në Stamboll – 13°. Në Beograd do të jetë 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 2° dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago - respektivisht 9° dhe 1°. Deri në 14° pritet në Los Anxhelos, 24° në Miami, 23° në Meksikë, 33° dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 30°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13° dhe 22°.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..