Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Burgas po ndërtohet një fabrikë për makina të blinduara

Anton Stefov
Foto: BNR, Burgas

Një kompani ndërkombëtare po fillon ndërtimin e një fabrike për prodhimin e makinave të blinduara në Burgas, e cila do të krijojë 300 vende pune. Investimi është mbi 10 milionë euro. Montimi i makinerive të para do të fillojë në vitin 2024. Kompania planifikon të ndërtojë më shumë fabrika në Bullgari, por vendosi që e para të jetë pranë portit të Detit të Zi.

“Burgasi është një vend shumë i përshtatshëm, sepse është në det, dhe shumica e këtyre makinerive, pasi janë ushtarake, transportohen me ujë dhe kjo jo vetëm që e lehtëson transportin, por edhe e bën më të lirë”, tha pronari Anton Stefov për BNR. Ka mbi 160 modele të ofruara nga prodhuesi, përfshi këtu automjetet luftarake dhe limuzinat. Për ceremoninë e fillimit të ndërtimit janë ftuar biznesmenë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe SHBA.

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Bizneset vuajnë për shkak të shtyrjes së euros dhe Shengenit

Humbjet nga shtyrja e anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë dhe Shengen janë ndërmjet 4-5% të PBB-së së vendit, tha për Nova TV Ministri i Financave dhe bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev. Humbjet për bizneset janë..

botuar më 23-09-25 11.11.PD

Bullgaria ra me 20 vende në renditjen e lirisë ekonomike

Liria ekonomike në Bullgari vazhdon të ulet sipas analizës së fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut (IPI) të kryer së bashku me Institutin Kanadez “Frejzër”. Në studimin “Liria ekonomike në mbarë botën 2023”, Bullgaria është në vendin e..

botuar më 23-09-20 12.13.MD

Një forum në Sofje mbledh fermerët e shpendëve nga vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Mbarështuesit e shpendëve nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera takohen më 19 dhe 20 shtator në Inter Expo Center, Sofje, për..

botuar më 23-09-19 9.16.PD