Ministri i bujqësisë, Javor Geçev, i bëri thirrje Komisionit Evropian që të përshpejtojë procedurën për aktivizimin e rezervës bujqësore në mënyrë që të ndihmohen vendet më të prekura, të cilat ndodhen afër kufirit me Ukrainën. Apeli u bë në një letër drejtuar komisionerit evropian për Bujqësinë, Janush Vojçehovski. Arsyeja e letrës janë vështirësitë me të cilat përballen prodhuesit bullgarë si pasojë e importeve të tepërta nga Ukraina. Si shqetësuese tregohen sasitë e drithit të depozituara në magazinat e vendit, pa mundësi shitjeje. “Bullgaria është solidare me Ukrainën... por kjo nuk duhet të rrezikojë konkurrencën e prodhuesve bujqësorë evropianë”, vëren Geçev.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..