Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një luftë më efektive kundër krimit të organizuar është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme

Foto: BGNES-arkiv

Në vitin 2022 u neutralizuan 84 grupe të organizuara kriminale, që është një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2021. Kështu thuhet në një raport të Drejtorisë kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është konstatuar gjithashtu se janë ndërprerë dy kanale për trafik heroine nga Turqia për në Evropë dhe një për trafik marihuane nga Bullgaria për në Turqi. Janë sekuestruar mbi 71 kg heroinë, mbi 2 kg kokainë, mbi 360 kg marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike. Janë ndaluar 95 persona të përfshirë në aktivitetet e grupeve që mbështesin migrimin ilegal.

Një rritje prej 20% shënuan edhe kontrollet kundër krimit kibernetik. Qasja në më shumë se 4000 objekte të së drejtës së autorit (filma, muzikë, prodhime televizive dhe softuer) është pezulluar.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 qershorin 2023

Mëngjesin e së enjtes do të ketë ulje të dukshmërisë në ultësira dhe lugina. Gjatë ditë s do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira dhe reshje lokale mbi malet në Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri..

botuar më 23-05-31 6.25.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov u paraqit në prokurori për t'u marrë në pyetje

“Besoj në fuqinë e drejtësisë reale, besoj në procedurat standarde të parlamentit dhe shpresoj që duke i ndjekur ato të arrijmë drejtësi reale. Njëkohësisht nuk do të lejojmë që prokuroria të përdoret si shkop.” Këtë e tha bashkëkryetari i “Po e..

botuar më 23-05-31 6.14.MD
Nikollaj Denkov

PP-DB dhe GERB-SDS rifillojnë negociatat për qeveri

PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për kryeministra nga të dy koalicionet, Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, dhe në prani të liderëve të..

botuar më 23-05-31 3.57.MD