Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në takime të ndryshme ndërkombëtare do të diskutohet lufta në Ukrainë

Foto: EPA/BGNES

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba do të informojë në internet për situatën në terren, si dhe për nevojat urgjente të Kievit. Sipas “Radio Svoboda”, ministrat e jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një plan për t'i siguruar Ukrainës municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ministrat e drejtësisë të më shumë se 40 vendeve do të takohen më 20 mars në Londër, raporton AFP. Ata do të diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi magjistratët në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

Vetë Putini do të kërkojë më shumë se kurrë një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez Xi Jinping, i cili po e viziton Moskën. Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t'i shtrëngojë dorën Putinit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër për arrestimin e tij më 17 mars për krime lufte në Ukrainë, shkruan “The Telegraph”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha për Fox News se çdo thirrje e Putinit dhe Xi për një armëpushim tani është e papranueshme, sepse ajo thjesht do të "ratifikonte arritjet e deritanishme të Rusisë". Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, kritikoi planin e propozuar të Kinës për një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas. Ai vuri në dukje mungesën e detajeve në plan, të kombinuara me natyrën kontradiktore të klauzolave të tij, raporton UNIAN.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD