Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Tërnovo po shënon festën e tij

Foto: Zdravka Masljankova

Qyteti Veliko Tërnovo për vitin 144 sot shënon festën e tij. Dita i kushtohet fitores së Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica në vitin 1230 mbi trupat e sundimtarit të Epirit, Teodor Komnin. Kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgare, ish Tërnovgrad (shek. XII-XIV) ishte gjithashtu qyteti i parë bullgar që zgjodhi një datë historike për festën e tij pas Çlirimit. Kjo ndodhi në vitin 1879.

Në kremtimet asistoi edhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Me rastin e festës, në kishën historike “Shën 40 Martirët”, u mbajt liturgji solemne, ku u sollën një pjesë e lipsaneve të Shën Joan Rillsk, njoftoi korrespondentja e BNR në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljankova.

Sot, Tërnovo është qyteti i 15-të më i madh në vend dhe padyshim një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në Bullgari.


Më shumë nga rubrika

"130 vjet Muzeu Kombëtar" – një pamje e re "prapaskenë" e muzeut të parë etnografik në Bullgari

Ideja e krijimit të një muzeu për të ruajtur historinë e Bullgarisë frymëzon mendjet dhe zemrat e rilindësve tanë të shquar që para Çlirimit (1878). Ideja u realizua në vitin 1892, kur u krijua Muzeu Kombëtar në Sofje. Në vitin 1906, ai u nda në..

botuar më 23-06-08 7.15.PD
Foto: Akademia Bullgare e Shkencave

Një punim shkencor i Akademisë Bullgare të Shkencave flet për afresket e shekullit të ХVІ-të në trojet tona

Shkencëtarët e Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave studiojnë 37 kisha bullgare prej disa vitesh për të paraqitur një përshkrim sistematik të pikturës monumentale kishtare të shekullit të ХVІ -të në trojet..

botuar më 23-06-05 10.39.PD

Për lirinë dhe mësimet që na jep historia bullgare

Dita e Botevit dhe e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, 2 qershor, është ndër datat historike të shoqërisë sonë. Megjithatë, si e konceptojnë bullgarët modernë lirinë dhe pse ne i nderojmë heronjtë bullgarë vetëm një..

botuar më 23-06-02 7.15.PD