Në 30 ditët e ardhshme, mbi 1.8 miliardë myslimanë në mbarë botën do të respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit ata duhet të përmbahen nga ushqimi dhe uji.
Pas perëndimit të diellit më 22 mars, në të gjitha xhamitë e Bullgarisë u fal namazi i parë gjatë agjërimit mysliman. Ramazani është një nga tre muajt me rëndësi të madhe për myslimanët.
“Ramazani është kulmi i adhurimit dhe jetës fetare që kalojmë gjatë gjithë vitit. Ramazani është një forcë që i duhet secilit prej nesh”, tha në mesazhin e tij kryemyftiu Mustafa Haxhi.
Tradicionalisht, në këtë muaj, besimtarët bëjnë donacione bamirësie dhe ofrojnë darka të quajtura iftar që të mos mbetet askush i braktisur. Agjërimi përfundon me festën e madhe fetare të Ramazan Bajramit.
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..