Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës tol të përcaktohet në varësi të kilometrave që udhëtojnë transportuesit. Mbi një kilometrazh të caktuar - për shembull, 5 mijë km brenda një muaji, do të ketë një ulje për të lehtësuar ata që ngasin distancat më të gjata. “Nuk po themi një shifër konkrete sepse jemi ende duke bërë llogaritë”, komentoi ministri. Në vitin e kaluar të ardhurat nga taksat tol arritën në 271 milionë leva (138 milionë euro) me një rritje prej 35% të trafikut përmes Bullgarisë.
*Taksa tol është një tarifë shtetërore që paguhet në përputhje me nenin 10, paragrafin 1, pikën 2 të Ligjit për rrugët nga përdoruesit e rrjetit rrugor me pagesë, e cila i jep të drejtën një automjeti rrugor të udhëtojë në segmente të caktuara të rrugëve me pagesë, të përfshira në fushëveprimin e rrjetit rrugor me pagesë.
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në projektin gjashtëmujor të mbrojtjes së kufirit. Komisioni mirëpriti rezultatet e 3 muajve të parë. “Bullgaria po ndërmerr veprime për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara..
Dënoj fuqishëm sulmin ndaj digës “Nova Kahovka”, i cili rrezikon shumë civilë, përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe kërcënon sigurinë e termocentralit bërthamor “Zaporozhie”. Ata që janë përgjegjës për këtë akt të egër duhet të mbajnë..
Të enjten do të mbajë mot me diell me re të larta të shpërndara. Pasdite në disa rajone do të përhapen vranësira me reshje të shkurtra shiu. Vende-vende në zonat malore reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e..
Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi Akademikun Nikollaj Denkov kryeministër. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga..
1/3 e bullgarëve presin që qeveria e re të zgjasë maksimumi gjysmë vit deri në zgjedhjet lokale, sipas një sondazhi sociologjik të Agjencisë “Alpha..
Ditën e mërkurë mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë vranësira të shpërndara. Aty do të bjerë shi deri në mesditë. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore..