Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bum i skarlatinës dhe lisë së dhenve tek fëmijët në Bullgari

Todor Kantarxhiev: Gripi do kalojë për dy javë

Foto: BGNES

“Diçka po ndodh!”

Me këtë fjali të shkurtër në Facebook, drejtori i shkollës 119 të kryeqytetit “Akad. Mihaill Arnaudov" Dijan Stamatov jo para shumë kohësh rikrijoi pamjen aktuale shëndetësore: 200 pacientë (13% e të gjithëve); 2 fëmijë me skarlatinë (2 klasa nën mbikëqyrje); 15 fëmijë me linë e dhenve (10 klasa nën vëzhgim); 17 mësues të sëmurë.

Këtyre të dhënave befasuese në pamje të parë nga një shkollë elitare në Sofje u shtohen edhe fjalët e Prof. Todor Kantarxhiev – këshilltar për sa i përket shëndetësisë në bashkinë e Sofjes, se rastet e skarlatinës janë 60 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas Inspektoratit Rajonal Shëndetësor, nuk kemi të bëjmë me një gjendje emergjente.

Më të prekurit janë nxënësit e shkollës fillore – pohon drejtori i shkollës. - Situata është jashtëzakonisht e ngatërruar. Është e vështirë të dallosh nëse është thjesht grip apo kombinim sëmundjesh të tjera. Kemi tre kolegë që janë të sëmurë me Covid-19, pjesa tjetër kanë simptoma të ngjashme me gripin.”

Pyetjes nëse ka arsye për t'u shqetësuar për rritjen e numrit të pacientëve, i përgjigjet mjekja e përgjithshme dr. Stanisllava Krajsellska.

“Po, ka një rritje të numrit të të sëmurëve me skarlatinë dhe linë e dhenve, por gjërat nuk janë aq dramatike. Unë besoj se disa nga informacionet janë të pasakta - ka një ekzagjerim të situatës, megjithëse nuk e mohoj që rritja e numrit të rasteve është e vërtetë."

Një qëndrim të ngjashëm shpreh edhe virusologu prof. Todor Kantarxhiev: “Jo çdo streptokok që gjendet në hundën apo fytin e një fëmije duhet të shpallet si skarlatinë. Unë i këshilloj mjekët të lexojnë se çfarë është kjo sëmundje." Sipas tij, një nga arsyet e rritjes së rasteve të skarlatinës është shfaqja e shumë infeksioneve virale pas pandemisë së koronavirusit, të cilat kanë dobësuar imunitetin si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Një gjë tjetër që është shumë e rrezikshme është se vitet e fundit politika antibiotike dhe më konkretisht mësimi për përdorimin korrekt dhe në sasinë e duhur të antibiotikëve është neglizhuar shumë – vazhdon prof. Todor Kantarxhiev. “Shkaktari i skarlatinës është shumë i ndjeshëm ndaj antibiotikëve të vjetër dhe kur jepet doza e duhur, simptomat fillojnë të zhduken pas 12 orësh”.

Prof. Todor Kantarxhiev

E duke qenë se fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç, si dhe nga klasat e para të shkollës janë më të prekurit, specialistja këshillon që të kontrollohen më anë të analizave të shpejta për të ulur numrin e të infektuarve.

“Unë jam pak skeptik ndaj idesë, sepse çdo shkollë tashmë ka një depo të madhe ku ruan teste nga situata e Covid-it – shpjegon Dijan Stamatov. – Dhe nëse përsëritet i njëjti skenar i grumbullimit të testeve dhe më pas mospërdorimit të tyre, ne do të bëhemi efektivisht një laborator falas që ze vendin e shërbimeve shëndetësore. Kjo është punë vetëm e mjekëve të përgjithshëm, ndaj është mirë që familjet të vizitojnë fëmijët e tyre tek ata”.

Dijan Stamatov

Në këtë sfond, mund të përmenden dy lajme pozitive. Larmia e llojeve të ndryhsme të gripit të cilat na sulmuan në dimër do të marrë fund brenda një ose dy javësh, parashikon prof. Todor Kantarxhiev. Më 24 mars do të mirëpresim Ditën Botërore të Tuberkulozit me statistikat inkurajuese se gjatë dhjetë viteve të fundit janë prekur dukshëm më pak njerëz nga kjo sëmundje në vendin tonë. Dhe për të ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes, aktualisht po zhvillohen ekzaminime falas të tuberkulozit në të gjithë vendin.

Redaktore: Diana Cankova (sipas intervistave të Diana Donçevës dhe Elena Bejkovës nga programi "Horizonti" i BNR-së)

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, BNR, arkiv personal, Freepik.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD