Në Ditën e djeshme Botërore të Teatrit, në Teatrin Popullor "Ivan Vazov" në Sofje u ndanë çmimet kombëtare të artit skenik "Ikar".
Produksioni "Orfeu" i Teatrit Popullor i regjisorit slloven Jernej Lorenzi mori tre statuja - për shfaqjen më të mirë, për regjinë dhe për shfaqjen e publikut. Interpretimi i Vlladimir Penev në "Vera e Pashkëve" po në Teatrin Popullor u vlerësua për rolin më të mirë kryesor mashkullor. Svetllana Jançeva mori çmimin për rolin kryesor femëror në "Oh, ditë të lumtura" në punëtorinë e teatrit “Sfumato”.
Çmimi për artin e cirkut shkoi për Lucrezia Mario Malevolti për përsosmëri në zhanrin e kuajve, dhe këngëtari Ljubo Kirov mori një çmim për arte atraksioni dhe skenike. Teodosij Spasov mori çmimin për muzikën bashkëkohore bullgare për turneun e tij botëror. Maria Stefanova u nderua me statujën për nder dhe dinjitet si aktorja më e moshuar në Bullgari që po vazhdon të shfaqet në skenë.
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..