Versioni kryesor i e-mail-eve për kërcënimet me bomba në shkollat në vendin tonë është se ato janë sulme hibride të lidhura me Rusinë, tha ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev. Shërbimet partnere në Evropë dhe SHBA janë alarmuar dhe po punojnë për ta përcaktuar burimin, kërcënime të ngjashme ka edhe në vende të tjera evropiane.
Sulmet në internet ku dhjetëra shkolla në Bullgari morën email-e të kërcënimit me bombë janë gjasa nga një grup hakerash që merren me ekstremizëm politik. Kështu tha për BNR, Javor Kolev, ish-shefi i Departamentit të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar."Këto janë grupe hakerësh të angazhuar në ekstremizëm politik, që kanë qëllim të fusin panik dhe frikë në shoqëri. Nga analiza e materialeve të publikuara në media, mund të konstatoj se sulmi është i huaj, me shumë gjasa nga Federata Ruse. Një email i dërguar në orën 09:00 në shkolla të shumta në qytete të ndryshme në të gjithë vendin synon të shqetësojë shoqërinë”. Një sërë shkollash në Bullgari marrin kërcënime të tilla për të dytën ditë.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..