Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të ndërtojë 4 reaktorë të rinj bërthamorë me një kompani franceze dhe një amerikane

Foto: BGNES

Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike,  me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.

E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.

Më shumë nga rubrika

U zgjat për akoma 3 muaj ndalimi i importit të drithërave nga Ukraina

Afati i ndalimit të importit të grurit, misrit, kolzës vajëse dhe lulediellit në territorin e Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë zgjatet me 3 muaj deri më 15 shtator 2023. Vendimi është i Komisionit Evropian dhe është publikuar në..

botuar më 23-06-06 12.14.MD
Rosen Hristov

Bullgaria do të marrë pjesë në një projekt për një kabllo nënujore të Detit të Zi për energjinë e gjelbër

Bullgaria po i bashkohet projektit për ndërtimin e një linje energjie përgjatë fundit të Detit të Zi, njoftoi ministri i energjisë Rosen Hristov pas një takimi të komitetit të menaxhimit për ndërtimin e korridorit të gjelbër nga Azerbajxhani deri..

botuar më 23-06-06 9.22.PD
Denica Zllateva

Çmimi i gazit natyror do të ulet edhe në qershor

Çmimi i gazit natyror duhet të ulet me 15% nga 1 qershori. Këtë propozim ia ka dorëzuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit drejtoresha ekzekutive e Bulgargaz, Denica Zllateva. Fillimisht, më 11 maj, u diskutua që ulja të ishte 11%. Në..

botuar më 23-05-29 12.27.MD